Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga viti ardhshëm, pensioni i te moshuarve do të kalojë në bankë dhe nuk do të jepet me në dorë.
Duke folur në Kongresin e PS-së, Rama u shpreh se puna për këtë ka nisur dhe se pensionistëve do t’u jepet një kartë e veçantë dhe të moshuarit do ta tërheqin pagesen me anë të bankave.
“Pensionistët nuk na kanë borxhe, por ne ua keminjë borxh. Një tjetër turp i PS, pensionistët marrin pensionet me zarf. Dhe lindin grupet e organizuara që mernin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti. Pastaj janë zarfet shkojnë me korrierë, paguhen pafund korrierë. Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot. Pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe nuk do t’ua prekë paratë askush. Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do të na mërziten bankat, se nuk do të marrin më komision. I kam kërkuar Ministrisë së Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim, që bankat nuk duhet t’i lëmë të fitojnë”, tha Rama.












