Edhe në ditët e para të këtij viti Voskopoja ka pasur shumë turistë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit.
Një pjesë e mirë e tyre kanë kaluar natën e vitit të ri në krahinën e njohur, ndërkohë që kanë vendosur të qëndrojnë edhe në ditët e para të vitit.
Një prej operatorëve turistik pohon se këtë vit Voskopoja ka pritur turistë nga të gjitha qytetet e vendit.
Voskopoja edhe këtë vit ka qenë e kërkuar nga turistët që nga data 23 dhjetor e deri në ditët e para të këtij viti, madje rezervimet për festat e fundvitit janë kryer që në muajt e parë të vitit të kaluar. Voskopoja ka më shumë se 800 vende akomodimi në hoteleri, bujtina dhe shtëpi pritëse.












