Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe vend-kalimin e vijave të bardha duke u bërë shkak për aksidente.
Gerhard Baka, specialist i qarkullimit rrugor sqaron si veprohet në rastet kur një qytetar kapet në shkelje.
“Kur një agjent konstaton një këmbësor në parregullsi, e ndal dhe i vihet në dukje shkelja, merret masa administrative 1000 lekë, qytetarit i kërkohet te likuidoje masën dhe të vazhdoje rrugën i lirë. Për mbajtjen e kartës, është marrëveshje mes dy palëve që deri kur të likuidojë gjobën të lërë kartën ose mund të shkojë në afërsi të postave të bëjë pagesën të paraqiste mandatin dhe mund të vazhdojë”, shpjegon ai.












