Ditën e sotme (13 janar) në vendin tonë kanë mbërritur dy helikopterë amerikanë “Black Hawk”, si një investim i rëndësishëm për Forcat tona të Ajrore.
Kryeministri Rama e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm në bashkëpunim me partnerët tonë strategjik, SHBA. Rama shton se kjo ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Haëk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë“, shkruan Rama.












