Edi Paloka ka zbuluar “puçin” global ndaj Donald Trump, që sipas tij drejtohet nga Soros.
Sipas Palokës, Soros po bën të njëjtën gjë si me Trump, edhe me Sali Berishën i cili ndodhet nga SPAK nen masen e sigurise “arrest shtepie”.
“Prej kohesh ish-presidentit Donal Trump i duhet të ndajë kohen mes fushatës elektorale dhe gjykatave që paralelisht i kanë hapur një mori çështjesh edhe nga më qesharaket e banalet. Edhe me naivi e kupton se e gjithë kjo histori gjyqesh lidhet me rikandidimin e Trump dhe me faktin që në gjithë sondazhet, Trump rezulton fitues jo vetëm brenda partisë së tij, po dhe kundërshtarëve demokratë.
A nuk është e njëjta gjë që po ndodh dhe me Berishën në Shqipëri?
Dy realitete që ngjajnë si dy pika uji me njëra-tjetrën e që duket se të dyja kanë duart e fëlliqura të Sorosit që ju lëvizin fijet. Tanimë ka prova të shumta se Soros hedh miliona dollarë për të kontrolluar politikanë e funksionarë të drejtësisë, jo vetëm në vende të vogla të dala nga diktatura si vendi ynë, po dhe në vete simbolin e drejtësisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara“, shkruan Paloka.












