Avokatja Dorina Prethi është shprehur se me “ligjin e ri” që pritet të hyjë në fuqi, Policia do të hetojë edhe marrëdhëniet e paligjshme jashtë territorit të Shqipërisë.
Avokatja tha se është lehtësisht e vërtetueshme që Policia të zbulojë tradhëtitë bashkëshortore brenda dhe jashtë vendit.
“Mendoj që ligjet të paktën mbrojnë fuqishëm këto skandalet e mëdha, të paktën të na lënë pa skandale. Një tjetër çështje që prek është edhe emigracioni. Sa emigrantë ke që vazhdojnë lidhje dhe kjo e parashikon që ky ligj do të prekë edhe personat që njërën lidhje e kanë jashtë territorit të Shqipërisë. Është lehtësisht e vërtetueshme, sepse sot ke të dhënat bankare, adresën e shtëpisë, etj. Nuk është e vështirë për t’u zbuluar. Ideja është këtu, që ne nuk e lejojmë… Ai thirret dhe dënimi realizohet këtu”, tha avokatja.
Sipas Kodit të ri Penal, mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.












