Çmimet e banesave në vend janë shtrenjtuar nga shtimi i kërkesës për blerje të apartamenteve nga shqiptarët që jetojnë jashtë.
Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, në një studim ku analizohen faktorët që kanë shtrenjtuar me mbi 140 mijë lekë te vjetra qiratë në Tiranë në 5 vitet e fundit.
Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja e të ardhurave si pasje e pagave më të larta dhe kushtet ende të favorshme të kreditimit gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për blerje duke shtrenjtuar rrjedhimisht çmimet.
“Trendi është rritës, veçanërisht nga jashtë. Mendoj se mund të ketë një stabilizim, por jo një frenim të rritjes. Mund të kemi një stabilizim, por jo frenim të rritjes pasi kërkesa vijon veçanërisht nga jashtë. Edhe muaji i dytë i vitit jep sinjale për zgjerim të kërkesave për apartamente. Ka ende më shumë kërkesës e ofertë dhe rrjedhimisht çmimet në rastin më të mirë do të mbesin të larta”, tha Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.












