Ish-banorja e BBA dhe një ndër tifozet më të bukura të Evropianit në 2016 Rike Roçi e ftuar në Top Channel ka treguar një eksperiencë të veçantë.
Ajo tha se një vit më parë e kishte ngacmuar futbollisti francez Corentin Tolisso, i cili një ditë më parë u shpall kampion bote, por ajo nuk e kishte njohur dhe e kishte thirrur sigurimin
“Isha në një lokal në San Tropez dhe dikush më ngacmoi duke më thënë: “hey my wife!”. Unë thërrita djemtë e sigurisë së lokalit, pasi nuk e njoha djalin. Një ditë më pas e pash në televizor që ai ishte transferuar të Bayern Munchen dhe bëhej fjalë për Tolisso”, tregoi Rike Roçi












