Lidhja e Sarës dhe Bardhit brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, ka ndezur një debat të ashpër mes banores dhe Arbër Hajdarit gjatë prime-t.
Opinionisti përmendi historinë që Sara ka rrëfyer brenda shtëpisë, për një dashuri me një boksier të lënë pezull jashtë.
Arbër Hajdari: “Pse nuk ishte Bardhi ai që t’i thoje për boksierin, por i the Erjolës. Gjatë kohës që je me Bardhin, ti mban varësen. Ti i ke thënë Erjolës që ke një lidhje jashtë”.
Sara: “E ku e di ti kush ma ka dhënë atë varësen”?
Bardhi: “Ato detaje nuk ia kam kërkuar kurrë, se nuk më intereson e kaluara e kujt”.












