I eliminuari i fundit i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Albania VIP 3”, gazetari i kronikës Elvis Myrta foli më shumë mbi eksperiencën e tij në këtë format, por duke shprehur dhe mendimin e tij mbi banorët e tjerë dhe kë sheh si më të fortë.
Pyetje: Kur dole i the Romeos që mos u merr me Gracianon sepse nuk është ai objektivi. Cili është objektivi atëherë?
“Ka disa lojtarë të tjerë të fortë. Romeo është një nga pretendentët kryesorë për të fituar, por Gracianon nuk e shoh si lojtar të fortë, nuk duhet të përqëndrohet te ai. Juli është i fortë, Ilnisa nuk është konkurrente e fortë, mund të shkojë deri në finale por që jo për të fituar. Erjola ka një logjikë shumë të mirë dhe nëse futet në lojë do i hapë punë lojtarëve të tjerë. Ka një logjikë të frikshme. Erjola me 2-3 fjalë i vinte me shpatulla pas murit, sidomos Ilnisën për shembull. Nuk e di si duket nga jashtë, por ajo është shumë e fortë”, tha Lisi.












