Nga një sondazh që zhvillova javën e shkuar për “Shqiptarja.com” rezultoi se 37% duan që në të ardhmen Edi Rama të jetë kryeministër.
Thënë ndryshe, vetëm 57% e zgjedhësve që banojnë këtu do deshin të qeveriseshin prej një nga katër politikanët kryesorë aktualë, dhe ndër ta, partizanët e Ramës janë pothuaj sa dyfishi i të tre të tjerëve së bashku.
Kuptohet që disa përqind nga 43-përqindëshi i të zhgënjyerve do të kandisen të votojnë më 2025 për partitë e këtyre katër politikanëve, sepse nuk ka gjasa të dalë në skenë deri atëherë ndonjë tjetër që t’u mbushë syrin.












