Nga Gëzim Hashimi
Gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë Zamir Dule, në një gjendje të rëndë shëndetësore, është shtruar urgjentisht në spital. Ai ka patur probleme me zemrën dhe është dërguar për trajtim në spitalin ‘Hygea’ ku shërbimi mjekësor apo ndërhyrja ka një kosto financiare që nuk përpallohet, prandaj familja e tij apelon për ndihmë.
Situatën e papritur shëndetësore të Zamir Dules e bën të ditur vëllai i tij, ai që kujdesej për gazetarin e tërhequr prej vitesh nga profesioni dhe ka jetuar në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit.
Njoftohet se Zamir Dules i është shfaqur problemi me zemrën këtë të enjte rreth orës 16.00. Ai kishte qënë në Korçë, ku vinte herë pas here për të porositur apo blerë librat e tij të preferuar. Një pasion për të cilin shpenzonte një pjesë të mirë të pensionit të tij special, që e përpinte të tërin dhe ishte si kuptimi i jetës së tij të mbyllur.












