Myrto Uzuni, Cikalleshi dhe Keidi Bare janë disa nga emrat kryesorë të cilëve trajneri Sylvinho nuk iu ka dërguar një ftesë për në “Euro 2024”.
》Uzuni nuk ka bindur trajnerin e kombëtares edhe pse ka bërë një sezon të parë për tu vlerësuar në La Liga, duke shënuar 11 gola.
》Cikalleshi mbetet jashtë, edhe pse sulmuesi kavajas ka gjetur 12 herë golin dhe ka asistuar 5 herë në ligën turke gjatë këtij sezoni me Konyaspor-in e tij.
》As Keidi Bares nuk i kanë vlejtur minutat e shumta në këmbë, në sezonin e mirë që mbylli me Espanyol, në ligën e dytë spanjolle, ndërsa vendin e tij në mesfushë e merr një veteran si Amir Abrashi.
Një tjetër mungesë, këtë herë në mbrojtje është Frederic Veseli, i cili duket se ka vuajtur dëmtimin e fundit të sezonit me Karagumruk. Kjo është LISTA zyrtare e lojtarëve që ka grumbulluar Sylvinho për “Euro2024”:













