Shkrimtari njohur korçar Skënder Rusi, është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme në moshën 72-vjeçare.
Një poet lirik i cili la pas një krijimtari shumë të poasur me plot 25 vëllime me poezi. Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdoi të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë.
Krijimet e Skënder Rusit janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.












