Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër procesin e rindërtimit në Laç aty ku së shpejti do të akomodohen 375 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 2019-ës.
Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë për familjet në Laç teksa deklaroi se “janë drejt përfundimit 60 apartamente dhe brenda muajit korrik do të hidhet shorti për shpërndarjen e tyre dhe akomodimin e familjve“.
Lagja e re në Laç është konceptuar me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, që nga rrugët e brendshme të asfaltuara te ndriçimi, hapësirat e gjelbra si dhe me një qendër të re shëndetësore.












