Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Kreu i qeverisë e quajti Qazim Sejdinin një mik dhe burrë “zotni”, i cili la një gjurmë në historinë e qytetit të Elbasanit.
“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.
Qazim Sejdini u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Qazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste.












