Paraditen e sotme Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në ndeshjen kundër Spanjës, e cila po zhvillohet të hënën në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorf.
Siç është bërë tanimë traditë këto ditë, lojtarët e Kombëtares shkëputen për disa minuta dhe takojnë, fotografohen apo edhe japin autografe për tifozët kuqezi.
Sot ishte Armando Broja që ka lumturuar të pranishmit jashtë kampit të “Kaiserau” duke dhuruar autografe dhe fotografi me tifozët e Shqipërisë. SHIKONI FOTO GALERINE:












