Meteorologia Lajda Porja u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet të freskohet moti, ku një pjesë e vendi pritet të përfshihet nga rrebeshet e shiut.
Porja tha se java e fundit e Qershorit do të mbyllet me mot të të kthjellët me temperatura relativisht të larta, 34-35 gradë Celcius.
“Është tërhequr vala e të nxehtit afrikan duke sjellë menjëherë freskim të motit. Dita e martë dhe dita e mërkurë do të rrezikohet nga rebeshët e shiut, kryesisht nga zonat veriore dhe ekstremi jugor dhe juglindor. Në zonat e izoluara nuk përjashtohet ministuhitë e breshërit. Deri në mesjavë parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm. Nga dita e enjte e premte dhe në fundjavë pritet të ketë përmirësim të dukshëm të motit. Java e fundit e qershorit do të shënojë temperature 34-35 gradë duke përjashtuar ditën e mërkurë ku mbeten 2-3 qarqe problematike Berati, Gjirokastra dhe Elbasani ku aty termometri do të ngjitet në 36 gradë”, tha meteorologia..












