Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo vendim qeverie apo institucioni që nuk ka përmbajtje koenfidencialiteti duhet të jetë publike.
Rama u shpreh se duhet të ketë një përmbysje deri në fund të vitit sa i takon “përmbajtjes jo të kënaqshme të të dhënave për akses e publikut në informim dhe për garantimin e të drejtës së informimit”.
“Çdo vendim qeverie, institucioni, çdo marrëveshje që nuk është koenfidenciale duhet të jetë publike. Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë që në fund të vitit të kemi një përmbysje të gjithë përmbajtjes jo të kënaqshme të të dhënave për akses e publikut në informim. Do i kërkoj Komisionerit të bëjë një të ndërmjetshme në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm për të bërë një paraqitje të kësaj përmbysje. Duhet të jetë një përmbysje, dhëna e informacionit nuk duhet të diskutohet, s’ka vend për diskutim thjesht dhe vetëm të zbatohet”, tha Rama.












