Socialistët do të vazhdojnë punën në Komisionin e Posaçëm Anti,Korrupsion, pavarësisht bojkotit nga ana e opozitës. Këtë gjë e ka bërë të qartë kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
“Ata që se kanë kuptuar psenë e ngritjes së këtij komisioni dhe që se kanë kuptuar jo se duan ta kuptojnë po se janë rrëmbyer nga vala e teorive të konspiracionit sot të jenë të qartë se për bëhet fjalë. Unë them se nuk kemi asnjë arsye që të humbasim fokusin, me ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë. Nuk mund të presim që të merremi vesh me ata që të vijë dhe të bëjnë detyrën e tyre. Të gjithë anëtarët tanë janë në punë, grupi i ekspertëve po ngrihet dhe puna do të vijojë. Nëse duan që të ulen në atë tavolinë dhe do të sjellin idetë se si luftohet krimi dhe korrupsioni dhe për ta bërë Shqipërinë më të sigurt ti sjellin dhe ca është e dobishme do të qëndrojë aty. Kjo punë në përfundim pasi të shkruhet do cerfitikohet nga BE dhe SHBA” – tha Rama.












