Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe pjesërisht në perëndim të vendit.
Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Ndërsa në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Temperaturat parashikohen:
》në zonat malore 16 deri 29°C;
》në zonat e ulëta 18 deri 33°C;
》në zonat bregdetare 21 deri 32°C.












