Situata te Ministria e Arsimit vijon e tensionuar prej disa minutash, për shkak se deputetët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që janë nisur drejt Rrugës së Durrësit, nuk janë lejuar nga një grup të rinjsh që të bashkohen me ta.
Ata janë bërë gardh dhe për mediat e pranishme janë shprehur se nuk duan që të përzihen me politikanët e Partisë Demokratike, duke theksuar se çdo qytetar është i ftuar t’i bashkohet protestës studentore, por jo deputetët.
Situata është tensionuar për shkak se disa të rinj të Partisë Demokratike kanë debatuar përpara kamerave, në transmetim të drejtpërdrejt, duke hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, se janë të blerë dhe të shitur.
Deputetët e PD-së dhe militantët e Sali Berishës janë afruar pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodhen studentët që po protestojnë. Një student ka tentuar t’i afrohet për t’i kërkuar që të largohen nga protesta. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e protestuesve i ka pritur me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Studentet nuk kanë pranuar deputetët e Sali Berishës, madje ka pasur edhe përplasje mes tyre. Studentët kerkojne që protesta e tyre mos bëhet “pisë” nga deputetë të Partisë Demokratike dhe klasa e vjeter politike.
Gjithashtu studentet thonë që protestes se tyre mund t’i bashkohen qytetaret dhe simpatizantë të PD-së, por jo Sali Berisha dhe besniket e tij.
Të rinjtë që janë bërë gardh te Rruga e Durrësit për të krijuar një ndarje mes dy grupimeve, akuzojnë përfaqësuesit e Partisë Demokratike se janë të shitur, ndërsa këta të fundit thonë se ata nuk janë studentë por njerëz të infilturuar nga Edi Rama për të prodhuar përplasje.












