Pas skandalit të Onkologjikut, që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT.
Mbledhja do të zhvillohet orët e paradites në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Rama pritet të jetë i ashpër përballë bluzave të bardha, tashmë të gjetur në një situatë ku janë cenuar raportet e besimit midis mjekëve dhe pacientëve.
Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut që në vend të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.












