Partia Socialiste e ka gati emrin e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 Gusht.
Dy anëtarë nga Kryesia e PS i thanë “Top Channel” se kandidatura më e volitshme e menduar nga PS është ajo e Vangjel Tavo. Gjithsesi do të jetë Kryesia Socialiste e mbledhur pak minuta më parë ajo e cila pritet të thotë fjalën e fundit për këtë kandidaturë.
Kryeministri Edi Rama në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.












