Numri i pacientëve që i drejtohen spitalit të Bulqizës me shenja helmimi po vijon të rritet.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit.
“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmën mjekësore ka shkuar mbi 90 persona. Analizat të cilat iu bënë ujit kanë dalë mirë. Megjithatë ka gjeografi përtej Bulqizës. Është në hetim e ende po pësim përgjigjen e një analize të thelluar. Gjej rast ti bëj thirrje popullatës të bëjnë kujdes, ta ziejnë ujin apo të përdorin ujë të blerë deri në daljen e përgjigjes së analizës. Del mbrëmjen e sotme”, u shpreh prefekti.












