Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 1200 vendeve të reja praktike pune në administratën publike. Që në mëngjes, Rama shkroi se çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun: (https://praktika.riniafemijet.gov.al)”, shkruan Rama.
Zhvillimi i praktikës së punës zgjat 3 muaj nga muaj i shtator deri në dhjetor, është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.












