Kryeministri Edi Rama ka uruar Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si presidente e Parlamentit Europian.
Rama tha se rizgjedhja e Metsola, është një lajm i mirë për rajonin dhe për Shqipërinë. Gjithashtu kryeministri nënvizon se Shqipëria synon të përforcojë edhe më shumë marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
“Urime të ngrohta për Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Ripërtëritja e besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me 562 vota të jashtëzakonshme është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian. E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane”, shkruan Rama.












