Edi Rama tha se pjesë e sulmit për të dëmtuar turizmin shqiptar është një përpjekje e ulët e opozitës për të thënë se kosovarët e kanë braktisur Shqipërinë, për të cilën kryeministri tha se është një lajm i pavartetë.
“Pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Ndërkohë që fakti është, se nga janari deri në qershor, kanë 1,7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25% më shumë se vjet. Ndërkohë që, po të shohim të tjerët, ne vjet u surprizuam pozitivisht nga prurja e italianëve. Italianët, deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, 61% nga vjet pastaj turistët polakë 74% që kanë qenë nga të parët që kanë ardhur në Shqipëri, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor”, tha Rama.
Rama tha gjithashtu se për të zbritur me charter në aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh 3 ditë më parë.












