Në fakt është një nga pyetjet që i bëhet më së shumti nga ndjekësit e saj, ‘kur do të bëhesh me fëmijë?’.
Gjithmonë blogerja e njohur, Armina Mevlani nuk ka nguruar t’i përgjigjet kësaj pyetje që në realitet njerëzit nuk duhet ta bëjnë shpesh.
Në një postim në instastory, Armina i është përgjigjur pyetjes së ndjekëses së saj se kur do të bëhej me fëmijë.
“Për momentin shijoj jetën… ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumtur kështu. Kam edhe pak kohë”, u përgjigj Armina Mevlani.












