Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.
Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat malore. Qytetet që pritet të përfshihen nga reshjet e shiut ditën e shtunë janë: Shkodër, Kukës, Dibër, Pogradec, Korçë, Ersekë dhe disa zona të tjera malore.













