Pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës globale për linë e majmunit, ekspertët e shëndetit publik thonë se nuk ka vend për panik.
Mjeku epidemiolog Laidon Shapo thotë për “Tv Klan” se infeksioni merret vetem përmes kontakteve të ngushta me një të infektuar.
Sipas bluzave të bardha, personat e vaksinuar për linë përpara viteve 90 kanë mbrojtje edhe për linë e majmunit.
Leidon Shapo, epidemiolog: “Lija e majmunit është një viroz zonotike. Simptomatologjia më e shpeshtë është me skuqje në lëkurë, pastaj fillojnë ato flluskat që gjakosen në një moment dhe pastaj kalezione mukozale dhe këto zgjasin 2-4 javë dhe brenda kësaj periudhe personi është infektues dhe infektimi ndodh vetëm me kontakt të ngushtë (prekje lëkurë me lëkurë). Infektimi shoqerohet me temperature, dhimbje koke, me dhimbje trupi, lodhje. Personat e vaksinuar para viteve ’90 jane te mbrojtur ne rrethana te caktuara, keta persona nese infektohen mund te kene simptoma te lehta”












