Sinoptikanti Akil Osmani tha se nga dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius.
Pas 2-3 ditëve mot të paqëndrueshëm, lajm i mirë për pushuesit është fakti që muaji gusht do të mbyllet me temperatura të larta, optimale për plazh.
Osmani: “Dita e sotme mbetet në mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. E mërkura do të sjellë përmirësimin e motit dhe rritje të temperaturave. Dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius. Nga e enjtja do të kemi kthjellime dhe mungesë reshjesh. Vija bregdetare do të ketë rritje temperaturash, por më e ndjeshme do të fillojë nga e enjtja, në rreth 5-6 ditë ku do të kemi temperatura të larta. I gjithë gushti parashikohet të mbyllet me temperatura të larta“












