Mijëra turistë kanë ardhur dhe vijnë në vendin tonë, sidomos gjatë muajve të sezonit turistik, përmes aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.
Qindra fluturime brenda 24 orëve për të përballuar hyrje e daljet nga kjo portë e rëndësishme e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje fantastike nga Rinasi dhe thotë që “vetëm mbrëmë janë kryer 240 fluturime ulje-ngritje nga Rinasi nē distinacionet më të ndryshme ndërkombëtare“.












