Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Kreu i qeverisë ndër të tjera jep LAJMIN E MIRË se 238 mijë nxënës përfitojnë libra FALAS nga qeveria. Kryeministri thotë se kjo është një ndihmë e madhe për familjet shqiptare, ndersa sot hapin dyert edhe 25 shkolla të reja.
Teksa rendit investimet, kryeministri thekson se për 31 mijë mësues e nisin vitin e ri shkollor me rroga të rritura.
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Rama.












