Kryeministria ka reaguar në lidhje me shëndetin e kryeministrit Edi Rama, i cili i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Në sqarimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë thuhet se ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.
“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUN”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.












