Kryeministri Edi Rama u ka tërhequr “veshin” kryebashkiakëve sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë urdhri duhet të zbatohet urgjentisht dhe nuk ka tolerime.
Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga Rama duke thënë se është model me procesin e legalizimeve.
“Tani kemi shtruar rrugën për aksesin e legalizimeve, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të behet shumë më i lehtë, shumë më pak i penguar nga ngarkesa e Kadastrës. Ca presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces. S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta ta rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e arrini, Rakip ti bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot. Nuk e di ca ndodh në Shijak që ka një shpejtësi dhe paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentit të kujtdo personit, unë besoj është kontakti i drejtpërdrejtë me çdo lloj banori në çdo cep të Shijakut. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus“, tha Rama.












