Ideja për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka avancuar.
Këtë fakt e konfirmoi Kryegjyshi Botëror i bektashinjve haxhi dede Edmond Brahimaj në një aktivitet të organizuar në Mallakastër, ku pohoi se nuk ka ende asgjë konkrete.
“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, u shpreh Baba Mondi.












