Ka nisur takimi i Kryeministrit Edi Rama me Shqiptarët e Amerikës në kuadër të “turit të Diasporës”.
Në nisje të fjalës, kryeministri Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve të Amerikës në zgjedhjet e 2025-ës. Rama u betua para shqiptareve në SHBA se brenda 2030-ës do ta bëjë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
“Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve”, tha Rama.












