Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me shqiptarët e New York.
Një prej shqiptarëve i cili është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës, që kur ishte 4 vjeç, falenderoi kryeministrin Rama që punon ha hile për vendin e tij. Me plis në kokë dhe dy gishta të ngritur, Shqiptari i shprehu dëshirën Ramës për t’u kthyer në atdhe.
“Mire se të ka pru zoti në t okën e premtuar të Amerikës. Ta zgjatë Zoti jetën ty dhe çdo njeri që vepron dhe punon për atë shtet pa asnjë hile. Dy kërkesa kam. Gjelosh Vukaj nga Vermoshi jam. Një është pronësimi i tokave. Kur ti marrim atë pronësi tokave, mund të na japësh ndonjë datë që ato pronësi ti marrëm. Kam ardhur këtu 4 vjeç, 50-ca vjet këtu. Pronësitë i kemi shumë kryesore, sepse kemi qejf të investojmë por trembemi që nuk kemi pronat. Një ndihmë ta lypim ty si kryeministër”, tha Gjelosh Vukaj.
Ndërkohë, Rama iu përgjigj duke i thënë se cilido emigrant që dëshiron të investojë në vendin e tij, atëhere mjafton të paraqesë interesin pasi qeveria ka lehtësuar procedurat për ata që dëshirojnë të investojnë në atdhe.












