Në intervistën e tij për Top Channel, avokati Spartak Ngjela u ndal në disa tema të ndryshme, nga ato politike te jeta e tij personale.
Pyetje: 76 vite jetë, cili është pengu yt më i madh?
Ngjela: “Pengu ishte se pse nuk bëra një atentat kundër diktatorit. Por e mendova vonë (qesh). E mendova pasi isha arrestuar“.
Pyetje: Pse nuk u martove kurrë?
Ngjela: “Kjo ka qenë filozofia ime. Ishte në filozofinë e viteve ’70, nuk e pranonin martesën. Po u martove, do mendosh se divorci do të shkatërrojë”
Pyetje: Je penduar që nuk je bërë baba?
Ngjela: “Më ka shkuar mendja, por fëmija pa martesë është pa vlerë“












