Pas takimit me shqiptarët në Nju Jork, Kryeministri Edi Rama do të vijojë turin e diasporës në shtete të tjera.
Ajo që dihej tashmë është rikthim i tij në Greqi, por kësaj radhe në Selanik për t’u takuar me emigrantët shqiptarë për herë të dytë më datë 3 Nëntor (Selanik).
Ndërsa, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u caktua edhe data e takimit me shqiptarët në Britani të Madhe. Kështu, takimi i Ramës me shqiptarët në Londër do të zhvillohet më datë 24 Nëntor (Londër).
Takimi i Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër, i planifikuar për në datën 2 Qershor, u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në atë periudhë në Mbretërinë e Bashkuar.












