Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e radhës me pensionistët në Durrës.
Kreu i qeverisë theksoi se ekonomia e vendit po rritet në mënyrë të qëndrueshme, ku shumë sektorë e kategori po përfitojnë. Megjithatë, Rama theksoi se pensionistët nuk kanë përfituar, por janë objektiv i qeverisë së tij, në mënyrë që t’iu sigurohet një rritje graduale e pensioneve.
“Jemi në kushtet që ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe në fakt nga kjo rritje ekonomike të gjitha kategoritë e tjera kanë përfituar dhe po përfitojnë, po përfitojnë në formën e rritjes së pagës, volumit të biznesit, volumit të të ardhurave. E vetmja kategori që nuk ka përfituar nga kjo rritje ekonomike është ajo e pensionistëve, për të cilët ne kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk kemi bërë atë gjë që ju e prisni e që ne e kemi objektiv që ditën e parë që jemi ulur në tryezën e qeverisë, që është një rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve. Gjate mandatit te katert nje fond që do e lëmë mënjanë për pensionet. Po bëjmë plane për të rritur pensionet brenda mandatit të ardhshëm”, tha Rama.












