Kryeministri i vendit Edi Rama, në podcastin “Flasim”, ka folur edhe për pensionet, duke u shprehur se me rritjen ekonomike, do të ketë një rritje të nivelit të pensioneve.
Kreu i shtetit, theksoi se po hapet një korsi e re për pensionet, për ti dhënë më shumë pensionistëve, duke nisur nga bonusi, dhe më pas për të realizuar një rritje, shumë më e madhe se ajo e bërë deri më tani, përmes indeksimit.
Rama tha se për të realizuar këtë duhet të japin të gjithë kontribute, pasi pensionet nuk janë si taksat.
“Fondi i pensioneve është i tillë që, ia merr atyre që paguajnë sigurimet çdo muaj dhe po në fund të muajit ia jep atyre që marrin pensione. Besoj shumë se do të ecim, sepse ka edhe një sensibilizim. E kam krijuar këtë hapësirë me njerëz që bëjnë histori në historinë e përbashkët të këtij vendi dhe që përpiqemi të ecim përpara”, tha Rama.












