Kryeministri Edi Rama po mban sot takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik të Greqisë.
Rama komentoi edhe bllokimin e disa gazetarëve ditën e djeshme në doganën e Kapshticës, teksa tha se ishte një veprim absurd dhe se ende nuk i dinë arsyet. Po ashtu Rama kujtoi edhe vendimin “non-grata” të Greqisë për gazetarin e Top Channel, Marin Mema.
“Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë që nesër për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve. Nëse qëndrimi i tij është i ndryshëm nga kushdo që ka marrë vendimin absurd për ta ndaluar të hyjë në një vend në BE, ku s’mund të jetë kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Kjo është një masë ekstreme, antidemokratike, anti-demokrate“, tha Rama












