Kryeministri Edi Rama teksa foli me shifra për buxhetin e vitit 2025, nuk la pa ironizuar edhe opozitën, të cilën e quajti “mbeturinë të një kohe që nuk kthehet kurrë”.
“Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herën tjetër Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër lajm për të moshuarit në vend. Pas bonusit të fundvitit e cila do të jepet në vlerën e 100 euro dhe 150 euro, Rama ka thënë se pensionistët do të shpërblehen edhe me bonusin tjetër të pranverës.












