Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga projekti i ri Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.
Rama teksa ndan pamjet shkruan se ky është një projekt ripërtëritës për një vend special të krijuar nga natyra, por e dëmtuar nga dora e njeriut. Kreu i qeverisë shkruan se pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, dhe se me projektin që do të nisë së shpejti do të krijohen kushtet për shijuar dhe më shumë këtë bukuri të rrallë.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkrua Rama. KETU SHIKO VIDEO-n:












