Ndërkohë që njerëzit po hyjnë në sallën ku po zhvillohet takimi i Shqiptarëve të Britanisë së Madhe me Edi Ramën, jashtë ndodhen një “grusht” militantësh të PD-së që hodhën parulla kundër kryeministrit.
Protestuesit janë një numër i vogël, që nuk shkon as 20 vetë, ndërkohë salla me një kapacitet prej 4.500 vendesh po mbushet plot duke mirëpritur kreun e qeverisë.
Megjithatë forcat e rendit të Britanisë së Madhe kanë marrë masat, duke vendosur një distancë të kontestatorëve me ata që duan të marrin pjesë në tubim. Janë vendosur pengesa metalike dhe po mbahen larg të dy palët. KETU SHIKO VIDEO-n:












