Ka nisur sot puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër nisjen e punimeve së bashku me drejtorin e Fondit shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Federica Mogherini.
“Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale jo vetëm për studentët nga gjithë Europa që do të jetojnë dhe mësojnë aty, por edhe për komunitetin e madh studentor që do të ketë një stacion të ri aktivitetesh akademike, kulturore e sociale”, tha Rama
I përbërë nga 4 godina, “Kampusi” do të integrohet në Qytetin Studenti dhe parashikon të presë një numër të lartë studentësh. “Kampusi” kap vlerën e 17 milionë eurove dhe parashikohet të përfundojë brenda dy viteve.












