Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në fokus do të jetë gjithashtu edhe përgatitja e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit 2025.
Gjatë ditës së sotme, pritet që të vendoset edhe drejtuesi i ri politik në qarkun e Dibrës.
Pas largimit të Blendi Gonxhes në zonën e Kombinatit, pritet që në vend të tij të vendoset Blendi Klosi.












