Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane Yuri Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin “Kampion kundër Korrupsionit”.
Në një njoftim të ambasadës amerikane bëhet me me dije se “zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Një ditë më parë në një ceremoni të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit kreu i SPAK Altin Dumani u vlerësua me çmimin Kampioni Antikorrupsion krahas 10 personaliteteve të tjera nga e gjithë bota.












